Subscribe

Nënkryetari i komisionit te reformës ne drejtësi, Oerd Bylykbashi, ka ngjitur shkallet e Gjykatës Kushtetuese per te kërkuar shfuqizimin e një prej ligjeve me te rëndësishme te reformës ne drejtësi, ligjin e Vetingut. Per demokratet, ky ligj i miratuar ne seancen e jashtëzakonshme te 30 gushtit është antikushtetues dhe mbart rrezikun qe procesi i skanimit te prokuroreve e gjyqtareve te përdoret politikisht nga qeveria.

Oerd Bylykbashi: Me ligjin që kaloi me 30 gusht, duke shkelur Kushtetutën, Edi Rama kërkon që kontrollin e gjyqtarëve, Vetingun, ta bëjnë zyrtarët e lartë të PS, ta bëjë Alket Hyseni i cili është garanti i Kushtetutës së PS dhe e dinë shumë mirë se çfarë ndodh atje. Edi Rama do që vettingun ta bëjë Arben Seferi , zyrtar tjetër i PS-së, pra me levat dhe instrumentet e e tij, të kontrollojë gjyqtarët të vendosë kush gjyqtar dhe prokuror të iki dhe më pas të caktojë ai gjyqtarët dhe prokurorët që do të hetojnë këtë kryeministër të korruptuar, për korrupsion. Kjo është jo vetëm shkelje e Kushtetutës, ky është një krim kushtetues.

Sipas Bylykbashit, me kontributin e ndihmës-sekretares së Shtetit Nuland dhe Komisioneri të BE, z.Hahn per te bere Vetingun, Kushtetuta ngriti organe të pavarura kushtetuese; parime keto qe jane shkelur ne ligj dhe ne daljen e tij para medias, Bylykbashi ka sjelle ne vëmendje standardin qe SHBA e BE ndjekin.

Oerd Bylykbashi: Eshtë standard i vendeve të BE-së dhe SHBA-së që kur dhe një germë e vetme e ligjit, është në dyshim se shkel Kushtetutën, duhet t’i përgjigjet testit të Gjykatës Kushtetuese.

Ne kërkesën e depozituar ne Gjykatën Kushtetuese, PD kerkon pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit te Vetingut, i cili hyn ne fuqi pas 3 ditësh, duke nënvizuar edhe nevojën qe Komisioni i Venecias te shprehet per kete draft. Per juristet demokrate, 2 jane shkeljet me te renda te Kushtetutës ne kete ligj; e para ligji e ka zhvendosur procesin e Vetingut nga organet kushtetuese ne organet e kontrolluara nga qeveria si Inspektorati i Kontrollit te Pasurive; Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar apo Drejtoria e Pastrimit te Parave e Ministria e Brendshme. E dyta sipas PD, organet e reja të Vetingut vendosen nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e Qeverisë sepse telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci në varësi të Qeverisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *