Subscribe

Ligji i pronave goditet per te treten here ne Gjykatën Kushtetuese. Partia Demokratike ka depozituar pranë Kushtetueses kërkesën per shfuqizimin e ketij ligji, i cili per opozitën cenon te drejtën themelore te njeriut qe eshte prona. Nënkryetari i komisionit te ligjeve Oerd Bylykbashi ka listuar edhe arsyet pse ky ligj është ne thelb nje shpronësim i ri qe u behet pronareve

“Cenimi i drejtpërdrejt i parimit kushtetues i të drejtës së pronës nëpërmjet këtij ligji është flagrant. Pronarët rishpronësohen dhe ne, këtë, nuk do ta lejojmë në asnjë moment. Gjithashtu, një element shumë thelbësor për ne është fakti që cenohet siguria juridike dhe barazia përpara ligjit, siguria juridike e të gjithë ish-pronarëve. Tashmë kjo qeveri me këtë ligj ato dhjetëra mijëra vendime që pronarët kanë sot nëpër duar, ua djeg në duar pronën. Ua heq edhe atë copë letër që ata arritën ta fitonin si një të drejtë. Qeveria sot ia kthen në një letër pa vlerë në mos ia djeg fare”.

E nëse gjykata nuk i jep te drejte pretendimeve te PD, opozita e ka te qarte rrugën qe do te ndjeke.

“Unë besoj se është shumë e qartë për Gjykatën Kushtetuese bazuar edhe mbi çka marrë vendime edhe më parë. Nuk mund të flas asgjë se ç’mund të jetë presioni që do të bëjë qeveria në çdo rast, ky ligj nuk mund t’i qëndrojë kësaj Gjykate. Në çdo ligj që kërkon shumicë të thjeshtë ne do ta shfuqizojmë dhe do të miratojmë një ligj që të jetë plotësisht, 100 përqind në favor të ish-pronarëve.”

Përveç Partisë Demokratike shfuqizimin e ligjit ne Gjykatën Kushtetuese e ka kërkuar edhe president i republikës dhe PR.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *