Subscribe

Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj janë bashkuar në përpjekjen për t’i hequr mandatin deputetes dhe ministres së Jashtme Olta Xhaçka, bashkëshorti i të cilës u shpall investitor strategjik.

 

Në emër të Partisë Demokratike, anëtari i kryesisë Agron Shehaj deklaroi në një konferencë për shtyp se po mblidhen 28 firmat për të çuar në Kushtetuese shefen e diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka.

 

Deputeti Agron Shehaj deklaroi se në momentin që bashkëshorti i ministres Xhaçka ka marrë statusin e investitorit strategjik, duke përfituar tokë shtetërore në bregdetin e jugut, është shkelur neni 70 i Kushtetutës, pika 3 e të cilit sanksionon se “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit.”

 

AGRON SHEHAJ

ANETAR I KRYESISE, PD

“Jemi duke mbledhur firmat për të bërë kërkesën për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Pronat janë të gjitha këto që kemi shfaqur. Nuk kemi të bëjmë me një “shpjegim” të sajuar, apo deklarata politike, por kemi të bëjmë me fakte dhe dokumente. Në fund fare është ministrja ajo që ka përfituar pronën në përdorim.”

 

Edhe Enkelejd Alibeaj dhe deputetet qe e mbeshtesin kane kerkuar heqjen e mandatit te Olta Xhackes duke kerkuar mbledhjen e këshillit të mandateve.

 

Paralelisht me betejen kunder Xhaçkes, Alibeaj ka deklaruar se do te vazhdoje betejen per ngritjen e nje komisioni hetimor per investitoret strategjike, komision i cili u rrezua sot nga mazhoranca.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

“Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”

 

Perpjekjet e te dyja pjeseve të Partise Demokratike per heqjen e mandatit per olta xhacken, kane perballe nje mur te pakapercyeshem, qe eshte vullneti i partise socialiste. E para gjykata kushtetuese ne vendimin per koco kokedhimen ka saktesuar se deputetet nuk mund te kerkojne prane saj heqjen e mandatit, keshtu qe agron shehaj duhet ti drejtohet parlamentit se pari.

 

E vetmja menyre qe kushtetuesja e te vihet ne levizje, eshte qe parlamenti me 71 vota te vendose dergimin e ceshtjes se Olta Xhackes ne Gjykaten Kushtetutese.

 

Kushtetuesja ka vendosur qe parlamenti ne cdo rast kerkesen e deputeteve duhet ta percjelle ne gjykate, por a do te votojne socialistet qe ministrja e jashtme te perfundoje ne gjykate.

 

Levizja e fundit qe ka ne dore partia demokratike eshte te mbledhe 28 firma dhe ti drejtohet gjykates per zgjidhje kompetence.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *