E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD çon në Kushtetuese “Becchettin”, kërkohet shfuqizimi i vendimit të parlamentit

Vendimi i pare i Parlamentit qe Partia Demokratike ka vendosur te godase ne Gjykaten Kushtetuese, eshte rrezimi i kerkeses se saj per te hetuar çeshtjen “Becchetti”.

 

Reklamë

PD ka njoftuar se neser do t’i drejtohet Gjykates Kushtetuese per te shfuqizuar kete vendim, e per t’i hapur rruge ngritjes se Komisionit Hetimor.

 

Sipas opozites, shteti shqiptar do t’i paguajë 120 milionë euro Francesco Becchetti vetem për shkak të luftës personale që kryeministri Edi Rama i shpalli këtij sipërmarrësi dhe kjo çeshtje ka nevoje te hetohet.

 

Komisioni Hetimor per biznesmenin italian eshte nje prej 3 komisioneve qe opozita kerkoi te ngrihen pak jave me pare.

 

Deri tani, ka filluar nga puna Komisioni per Zgjedhjet e 25 prillit, komisioni per inceneratoret ende nuk eshte votuar, nderkohe qe ai per çeshtjen Becchetti u rrezua nga mazhoranca.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë