E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD çon koncesionin e hidrokarbureve në KQZ

Partia Demokratike ka denoncuar vendimin e qeverisë për koncesionin e ri të hidrokarbureve si shkelje te rregullave të përbashkëta për  zgjedhjet.

 

Për këtë arsye, opozita i ka kërkuar KQZ-së të marrë masa për respektimin e Kodit Zgjedhor.

 

Reklamë

Në kërkesë citohet rregulli i shkelur sipas saj nga qeveria, i cili thotë se “4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit dhe  partneritetit publik – privat, për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”.

 

Opozita nenvizon se procedurat e koncesionit që do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë