E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

PD: Çmimi i energjisë drejt 7 lekë për kWh

Pas heqjes së taksës së qarkullimit, PD është e idesë që të rishikojë edhe çmimin e energjisë elektrike. Ish-deputeti Florion Mima sqaroi në emisionin “E-ZONE” se PD do t’i rikthehet fashës prej 300 kWh, për të mbrojtur shtresat në nevojë.

 

“Ne mendojmë se nga çmimi aktual prej 9.5 lekë të zbresim në 7 lekë për kWh, por çdo gjë të vendoset në bashkpunimin me Entin Rregullatorë të Energjisë. Rikthimi i fashës prej 300 kWh ka si synim të mbrojë 710 mijë konsumatorë familjarë”, tha Mima për “Vizion Plus”.

 

Reklamë

Kjo skemë, sipas Mimës, do t’i çlirojë shqiptarët nga çmimi më i lartë i energjisë që paguajnë krahasur me vendet e tjera. Por ajo që mbetet për tu detajuar më tej është tatimi mbi vlerën e shtuar, TVSH-ja.

 

“Në një moment të dytë ne do të shohim TVSH duke e bërë atë me dy nivele, pra 6% TVSH në të gjithë zinxhirin e turizmit, në bujqësi si dhe ndoshta në energji, por kjo mbetet për tu detajuar më tej”, shtoi Florion Mima.

Vazhdo të lexosh

Reklamë