Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në twitter tregoi një pasqyrë të check up gjatë 4 viteve të fundit. “Check up është një pasqyrë ulëritëse e dallimit mes vëmendjes sime, e gjitha tek njerëzit dhe vëmendjes së tyre, që është e gjitha tek unë”, shkruan Rama.

 

Kryeministri shprehet më tej se ata që kanë shpifje dhe akuza vulgare kundër kontrollit mjekësor bazë, ai i kundërshton me 1.2 milionë dëshmitarë që kanë bërë check up falas deri më tani. Por i menjëhershëm ka qene reagimi i deputetit demokrat Tritan Shehu. Në një postim në facebook ai shkruan se për kryeministrin check up mbetet nje “patate e nxehte”, te cilës ai kërkon t’i “fryje” jo vetëm per ta ftohur, por dhe per te kërcënuar. Sipas Shehut, këto fonde mund të përdoreshin me eficience per te përmirësuar sado pak sistemin tone parësor, laboratorët e tij e jo t’i jepeshin nje privati edhe per pune te pa realizuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *