Subscribe

Te gjithë deputetet e opozitës u angazhuan ketë të martë për bllokimin e punës se Komisioneve Parlamentare, per shkak te ceshtjes se ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

Duke shfrytëzuar hapësirën qe krijon rregullorja per ti lejuar deputetit te marrin pjese ne mbledhjet e komisionit, pavarësisht nëse eshte anëtar ose jo, grupet parlamentare te PD e LSI janë tubuar ne fillim tek Komisioni i Medias.

 

Edmond Spaho: Nuk do të ketë punë normale të këtij parlamenti, nuk do të ketë punë normale në komisione, nuk do të ketë seancë plenare derisa ministri i brendshëm të japë dorëheqjen dhe të largoheni.

 

Per shkak te vendosmërisë te opozitës per te diskutuar vetem ceshtjen Xhafaj, mazhoranca eshte larguar nga mbledhja e komisionit.

 

Pas kesaj te gjithe deputetet e opozitës kane shkuar ne sallën ku mbahej Komisioni i Ekonomisë dhe mesazhi ishte i qarte.

 

Jorida Tabaku: Parlamenti nuk mund të ketë axhendë tjetër përveç dorëheqjes së Fatmir Xhafajt. Ne nuk mund të sillemi sikur asgjë nuk ka ndodhur, sepse ky nuk është një rast sporadik dhe i izoluar. Tashmë ministria e brendshme e përfshirë në trafikun e drogës është kthyer në sistem. Ikën një ministër i brendshëm me një kupolë të tërë policie të përfshirë drejtpërdrejt në trafik droge, jo e thënë nga PD por e thënë nga partnerët ndërkombëtarë; vjen një ministër tjetër droge i cili drejton sot ministrinë e brendshme dhe që ka të njëjtën strukturë kriminale që kishte në 5 vitet e fundit.

 

Pas debateve, ishin deputetet demokrate te cilet u larguan mga mbledhja e Komisionit te Ekonomisë.

 

Përballe kesaj strategjie te opozitës, qëndrimi i Partisë Socialiste është i prere; i takon Prokurorisë te zbardhe te gjithë ngjarjen dhe te vendose para ligjit përgjegjësit.

 

Pro kreu i komisionit Erjon Brace, vuri ne dukje se përgjatë gjithe këtyre ditëve, opozita nuk ka publikuar asnje shkelje te ligjit nga ana e Fatmir Xhafes.

 

Erjon Braçe: Fatmir Xhafa është një nga ministrat e brendshëm më të mirë që ka pasur Shqipëria, jo vetëm në aspektin e marrëdhënies së tij me ligjin personal por edhe në tagrin e ministrit, por edhe në aspektin tjetër të goditjes së krimit të organizuar në këtë vend, të goditjes së trafikut të drogës në këtë vend, të goditjes së bandave kriminale në këtë vend, duke përfshirë nga bandat e hashashit deri tek bandat e kokainës. Nëqoftëse kemi një qëndrim përkundrejt këtij aktiviteti kriminal do të duhej që në radhë të parë secili prej tyre të kishte duartrokitur Fatmir Xhafën.

 

Sipas Braces sulmi ndaj Xhafes behet per shkak te reformës ne drejtësi, duke theksuar se mazhoranca nuk tërhiqet nga kjo reforme.

 

 “Këtë duhet ta kuptojë cilido prokuror I përfshirë në inskenime, cilido prokuror që ka mbyllur dosjet e krimit të organizuar, ka mbyllur dosjet e trafikut të tmerrshëm jo me 613 kg kokainë por ka mbyllur dosjet e një linje të tërë që për vite me radhë me këta në pushtet e ka mbytur Euopën me kokainë, ky është problemi.”       

 

Me largimin e opozitës, komisionet kane rifilluar nga puna per te miratuar ligjet e parashikuara ne rendin e ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *