E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

PD: Beqaj, tjetër skandal korruptiv

Opozita ka denoncuar nje rast tjetër korrupsioni qe sipas saj, lidhet me ministrin e shendetesise Ilir Beqaj. Deputetja e PD Arbiola Halimi ka deklaruar se ministri i shendetesise i ka dhëne firmës se tij ‘Intech Plus” nje fond prej 85 milionë lekësh per instalimin e nje program tek fond i detyrueshëm i sigurimeve shëndetësore.

“Është një nga tenderat më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqa, ishte ofertuesi i vetëm. Për më tepër, në krye të bordit të këtij Fondi, ai që merr vendimet, është vetë Ministri, Ilir Beqaj. Sipas burimeve zyrtare, edhe pse në këtë rast Beqaj, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, “Intech plus”, shërbimi as nuk është ofruar”.

E sipas opozitës, pavarësisht skandaleve, ministri Beqaj mbetet i preferuari i kryeministrit Edi Rama.

“Sipas standardeve të kampionit të korrupsionit, punë e mirë është kur vjedh shumë dhe kudo. E vërteta është se puna e këtij ministri, e kësaj qeveria duket qartë dhe e njohin mirë gjithë qytetarët e vendit”.

Reklamë

Por nje dite me pare vete ministri i shendetesise Ilir Beqaj i hodhi poshtë akuzat e opozitës, duke deklaruar se ai nuk është pjese e firmës “Inteks plus”.

 

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë