Demokratët kanë përfunduar pikat kryesore të programit elektoral që do të prezantojnë në zgjedhjet e 2017-ës. ka qënë nënkryetari Edmond Spaho i cili pas mbledhjes me krerët departamenteve të PD-së ka thënë se pikat më te fortë e platformës së tyre do të jenë zhvillimi i ekonomisë dhe ulja e taksave. Në programin e saj Partia Demokratike ka zhvillimin e sektorëve prioritarë të vendit si bujqësia, turizmi dhe industria me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e pagave në sektorin publik. Në muajt në vijim, demokratët do të prezantojnë më gjerësisht pikat se si do të zhvillojnë programin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *