Subscribe

Partia demokratike mbledh sot Keshillin Kombetar per te zgjedhur ekipin drejtues.

 

Numri dy i PD do te jete serish Gazment Bardhi, nderkohe qe 4 nenkryetaret do te jene Alfred rushaj, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Grida Duma.

 

Ne shkelje te statutit, dhe ndryshe nga heret e kaluara Lulzim Basha ka propozuar vetem nje kandidat per secilin post, dhe keshillit kombetar i mbetet vetem te konfimoje emrat e caktuar nga kryetari i partise.

 

Mes listes se kandidateve bie ne sy se lideri i opozites ka lene jashte forumeve dy prej kritikeve te tij te ashper Bujar Nishanin dhe Arben Ristanin.

 

Mbledhja e Keshillit Kombetar shenon edhe heren e pare qe Sali Berisha merr pjese ne forumet e PD, pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim i kerkoi publikisht Lulzim Bashes te perjashtoje paraardhesin e tij nga partia.

 

Vete Basha nuk ka folur per kete ceshtje, por deri tani duket Sali Berisha do te hyje se bashku me grupin parlamentar te PD ne parlament javen e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.