Arsyeja kryesore e shtyrjes së Konferencës Ndërqeveritare për Shqipërinë, sipas PD, është reforma zgjedhore. Ish-deputeti Genc Pollo tha se për shkak se mazhoranca shkeli marrëveshjen e 5 Qershorit, Bashkimi Evropian bllokoi negociatat.

“E vërteta është se Rama po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë. Ai e rrëzoi marrëveshjen e 5 Qershorit për reformën zgjedhore. Edhe pse kjo marrëveshje ishte ndërmjetësuar e bekuar nga Bashkimi Europian e nga Shtetet e Bashkuara: kjo është arsyeja madhore për refuzimin e djeshëm. Rama, përsëri, e tradhëtoi ëndrrën e përbashkët që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës së Bashkuar. Rama nuk bën gjë tjetër veçse batuta politike dhe gjithçka që të mbijetojë në postin që ende ka. Çmimin për këtë e paguajnë shqiparët; Ata meritojnë një qeveri që punon realisht për ta.”

 

Në vijim të deklaratës, Genc Pollo u shpreh se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri ndryshe nga ajo socialiste, që t’i çojë drejt BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *