Opozita akuzon serish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri këtë radhe per Durim Bamin. Sipas PD, Bami është denoncuar se lëvizte i armatosur ne një lokal, teksa duhej te ishte ne arrest shtëpie. Por me urdhër te Tahirit, Durim Bami ka shpëtuar duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi.

Saimir Tahiri është kapur në një tjetër aferë kriminale.

Duke ofruar shërbimin e tij, ka garantuar  paprekshmëri për Durim Bamin, i cili u denoncua nga qytetarët pasi me 21 maj, në orën 17.00, ky i fundit ishte në një lokal në qendër të Niklës, i pajisur me armë pa leje e me veshje antiplumb, edhe pse gjendet nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe e ka të ndaluar me vendim gjykate të dale nga banesa.

Dhe është pikërisht policia e Tahirit që duhet të garantojë zbatimin e këtij vendimi gjykate.

Me ndihmën e shefit të komisariatit, Erjon Ismaili, pjesë e grupit të besuar Shullazi-Tahiri, Bamit i janë ofruar lehtësi. Një nga ushtarët e tij është paraqitur dhe është lejuar ta marrë përsiper ai, përgjegjësinë per armët dhe pajisjet e tjera të paligjshme.

Kështu Bami i shpëtoi procedimit, me një ndërhyrje të kontrolluar nga fillimi deri në fund prej Saimir Tahirit. I akuzuari si vrasës me pagesë nga vetë radhët e mazhorancës, i dyshuari për vepra të rënda penale, është një njohje e vjetër e Saimir Tahirit.

Saimir Tahiri ka ndërmjetësuar e ka kuvenduar me të privatisht në zyrën e Ministrit të Brendshëm, në plazhe e rezidenca qeveritare.

Bami mbajti qendrimin e duhur në kohën kur u akuzua se ishte pajtuar nga Meta për të vrarë dy deputetë, qendrim që solli mbylljen e çështjes dhe ndihmoi Ramën për të kapërcyer krizën e madhe politike, ndaj sot shpërblehet nga Saimir Tahiri me paprekshmëri e me leje për të qarkulluar i armatosur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *