Subscribe

Partia Demokratike numëron ditët që kur Klemed Balili është arratisur nga vendi, siç pretendon opozita, me ndihmën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Drejtuesi i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, akuzon për lidhje të Balilit me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm.

“10 ditët e arratisjes së tij, janë 10 ditë që na kujtojnë lidhjen e Balilit me Ramën dhe Tahirin. Janë 10 ditë që dëshmojnë sabotimin dhe tradhtinë që Saimir Tahiri u bëri policisë greke, belge e DEA-s amerikane, duke i dhënë Balilit mundësi për ti shpëtuar drejtësisë. Policitë e vendeve të BE dhe DEA e dinin mirë se Balili kishte lidhje të forta me qeverinë dhe ministrin tonë të brendshëm, ndaj dhe i kishin përjashtuar nga aksioni ndërkombëtar.”

Opozita mbështet bindjen e saj në deklaratën e Europol te datës 13 maj.

“Megjithatë, në vend që të mbikëqyrte Balilajn, Tahiri mesa duket mbikëqyrte aksionin ndërkombëtar dhe kështu kur partnerët iu afruan trafikantit, drejtorit rajonal të Edi Ramës, ministri i brendshëm i dha ndihmën e nevojshme për tu arratisur. Një fushë ku tashmë Tahiri dhe Rama kanë përvojë të pasur, siç bënë dhe me Frrokun, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit.”

Për arrestimin e Klemend Balilit, Policia greke ka shpallur urdhërarrest, dokument që ka mbërritur edhe në zyrat e shtetit shqiptar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *