Partia Demokratike reagoi menjëherë pas votimit të Artur Metanit në parlament, si Inspektor i Lartë i Drejtesisë.
Sipas opozitës, njeriu që duhet të garantojë pavarësinë e drejtësisë nga politika, u emërua sot në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet.
Selia blu thotë se vartësi i edi ramës për vite me radhë, nuk do t’i shërbejë drejtësisë së pavarur.
“Ai është emëruar aty për të qenë shërbëtor i edi ramës. me këtë emërim edi rama investohet personalisht kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve që gjykojnë dosjet e korrupsionit, vjedhjen e votave nga qeveria e edi ramës apo lidhjet e tij me krimin e organizuar.”
Opozita e mbull qëndrimin e saj duke nënvizuar se emërimi i Artur Metanit, një militanti partiak, vartës i Ramës, vëlla i deputetes dhe ish ministres së Ramës është një tjetër zhgënjim i thellë për të gjithë shqiptarët që prisnin drejtësi të pavarur nga reforma në drejtësi e cila, me hapin e sotëm është pranë vdekjes klinike.
Mir Rama nuk Ben drejtesin e duhur Partia Demokratike ku ndoshet?
O jemi ne popull I paahft te kuptojm ose per ndyshe po duket so nje ping pong qe po luan PD dhe PS
Ne si popull jemi spektator qe ne fakt ndeshja ka mbaruar me koh
Ti bie shkurt, turp te kini qe ne 2020 e filluat ne menyr skandale
Nuk kemi nevoj per probogand besoi 30 vjet mjaftuan.