Partia Demokratike vijon akuzat në adresë të deputetit Aqif Rakipi. Në një deklaratë për mediat, thuhet se kushërinjtë e viktimës, dëshmitarë okularë, rrëfejnë së deputeti, sapo ka përplasur për vdekje viktimën, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

 

PD shton se dëshmitarët kane treguar se deputeti Rakipi, iku pa u ndalur fare, sikur donte të fshihte diçka. Për partinë më të madhe në opozitë, largimi nga vendi i ngjarjes është kriminal dhe i thellon përmasat e ngjarjes. PD ngre pyetjen se nga çfarë fshihet deputeti mik i kryeministrit? Nxitimi i policisë dhe organeve ligjzbatuese për të shpallur fajtor viktimën e për të nxjerre viktimë fajtorin, vetëm pse është mik i Edi Ramës, sipas PD është skandaloz, revoltues dhe poshtërues. PD paralajmëron se çdokush që shkel ligjin, do të mbajë përgjegjësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *