Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shfrytëzuar takimin me 53 kryetaret e degëve te Forumit Rinor Demokrat per te lançuar se vitin e ardhshëm, Partia Demokratike do te aplikoje per here primaret, nje proces qe këto dite po e shohim te zhvillohet ne garën per president ne Shtetet e Bashkuara. Basha iu ka premtuar te rinjve se ne 2017 ata do te përfaqësohen ne nivelin 35% ne listën e deputeteve te PD dhe kandidatet do te zgjidhen përmes debatit te hapur. Nga ky takim, Basha ka replikuar ashpër edhe me rivalin e tij politik Edi Rama. Duke iu referuar deklaratës se kryeministrit gjate asamblesë se PS nuk solli kriminele ne Parlament, kryetari i PD Basha i ka kujtuar deputetet qe sot ndodhen pas hekurave, duke sjelle edhe shembullin e listës se kandidateve per deputet per qarkun e Lezhës. Basha ka ironizuar propozimin e kryesocialistit per një referendum. Pak dite me pare, Partia Demokratike mbylli procesin e zgjedhjes se 53 kryetareve te degëve te Forumit Rinor, sipas parimit “nje anetar, nje vote”.