E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD apel Bushatit: Mos na përjashtoni

Ilustrim · Vizion Plus

Opozita kërkon ndryshim ligjor per te mos u përsëritur me precedenti i 15 nëntorit, ku qeveria shqiptare la jashtë Këshillit te Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri përfaqësuesin e Partisë Demokratike.

 

Gjate mbledhjes se Komisionit te Integrimit, deputetet demokrate kane kërkuar miratimin e nje deklarate, ku theksohet se e drejta e opozitës per t’u bere pjese e kësaj strukture, duhet sanksionuar me ligj ne mënyre qe te mos lihet ne vullnetin e nje maxhorance te caktuar. Por maxhoranca refuzoi te miratonte deklaratën, duke rene dakord vetem qe t’i kërkohen sqarime ministrit te jashtëm Ditmir Bushati.

 

Pak dite me pare Partia Demokratike denoncoi mungesën e kryetarit te komisionit te integrimit ne Këshillin e Stabilizim Asocimit, nje tradite qe respektohej qe prej vitit 2011.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh