Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 December 2025
Vizion fokus

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj:...

“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër...

Shpërthim me tritol në Shkodër

Skandali i “Bankers”/ Sefa: Dëmi shkon deri në 546...

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të papaguara...

Pse nafta shitet kaq shtrenjtë në Shqipëri? Eksperti flet...

Avokati: Bankers është vjedhja më e madhe në historinë...

Denoncimi i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra...

PD: Aneksi i stadiumit, për bandat

25 Prill 13:53

Selia blu ka vijuar denoncimet per projektin e “Qemal Stafes”, duke akuzuar Ramen se po transformon aneksin e stadiumit kombëtar. Sipas PD, nje sipërfaqe e madhe trualli, do t’i jepet nje bande kriminale me te cilën Rama ka patur lidhje, qe kur ishte ne krye te Bashkisë se Tiranës.

Edi Rama ka planifikuar që një truall të rëndësishëm në Tiranë, aneksin e Stadiumit Qemal Stafa ta vërë në dispozicion të një bande tjetër kriminale. Më parë, kur bashkia drejtohej nga z. Basha, kjo zonë ishte parashikuar të bëhej lulishte, me kënd lojërash për fëmijët në shërbim të komunitetit. Por Edi Rama e ka fshirë këtë projekt, dhe ka në plan që tia japë bandës tjetër të preferuar, për të ngritur selinë e saj qendrore. Bëhet fjalë për këtë truall që shihni në foto, në zemër të Tiranës, që nga lulishte jo vetëm për banorët e zonës por për mbarë qytetarët, shndërrohet në kullë betoni, kullë përfitimi, kullë zhvatjeje e korrupsioni. Siç është bërë publike, banda e Shullazit me Edi Ramën mori pronën dhe truallin më të çmuar në mes të Durrësit, godinën historike të hotel Vollgës. Tashmë, Edi Rama po planifikon të shërbejë Shullazin dhe një bandë tjetër, lidhjet me të cilën janë të vjetra për të, qysh se u bë për herë të parë kryetar bashkie, me këtë truall në qendër të Tiranës. Kjo është qeveria e bandave që qëndrojnë mbi ligjin, që marrin prona publike, që ndërtojnë ku të duan. Ky është kryeministri i bandave, i bandave që vënë gjoba, që grabisin e plaçkisin qytetarët me tytën e armës. I është sulur popullit me kërbaç e me burg e po i merr dhe kacidhen e fundit, ndërsa vetë ndan prona e troje, ndan pasurinë e vendit me bandat e kriminelët më të rrezikshëm në vend.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Bashkia Edi Rama Enkelejd Alibeaj Korrupsion projekt Qemal Stafa Stadiumi

Nga e njëjta kategori

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se Sali Berisha

më shumë...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14 vite kanë 11 humbje dhe prapë rrinë të njëjtët njerëz

më shumë...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart. Karaj: Kujto seancën e Veliajt, nuk flet një prokuror ashtu

më shumë...

“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër që fundos kryebashkiakun

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Nipi i Nehat Kullës hidhet nga ura 160 metër e lartë në Klos...
  • Nipi i tij u hodh sot nga ura në Rrugën e Arbrit! Kush ishte...
  • Rrëzohet avioni ushtarak, humb jetën i gjithë ekuipazhi
  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • “Kam 15 vite pa televizor në shtëpi”, gazetarja tregon arsye...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.