Subscribe

Kane kaluar vetëm 2 muaj nga duartrokitjet e seancës se 17 dhjetorit kur parlamenti miratoi me konsensus ndryshimet kushtetuese dhe ligjin e ri per dekriminalizimin, votim qe u konsiderua nga vete demokratet si fitorja me e madhe e opozitës. Por sot zyrtarisht PD ka depozituar ne kuvend kërkesën per ndryshimin e këtij ligji. Sipas amendamenteve te opozitës, personat ndaj të cilëve është zbatuar masa e arrestit në flagrancë për krime kundër jetës të kryera me dashje, pezullohen nga funksionet qe mbajnë deri ne vendimin përfundimtar te gjykatës, amendament ky qe prek deputetin Armando Prenga te kthyer ketë jave ne jetën parlamentare.

“Qëllimi i këtyre kufizimeve ka për synim mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve nga ndikimi i personave me rekorde të rënda penale apo që konsiderohen që mund të ndikojnë negativisht, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme. Është interes i lartë publik që politikbërja dhe vendimmarrja të imunizohen nga ky ndikim”, argumenton ne relación Partia Demokratike nevojën per ndryshime ne kete ligj.

Ndryshe nga procesi i ndjekur gjate vitit 2015 kur opozita negocioi me shumicën para se draftet te shkonin ne seance, ketë here demokratet e kane marre te vetem iniciativën edhe pse ndryshimet kërkojnë 84 vota per t’u miratuar. Nje tjetër ndryshim ligjor qe PD ka depozituar ne kuvend është ai per komisionet hetimore ne mënyre qe opozita te kete hapësirën e nevojshme per te vepruar. Te dyja këto nisma janë diskutuar ne mbledhjen e grupit me dyer te mbyllura te deputeteve demokrate ku është vendosur te propozohet edhe ndryshimi ne ligjin e konfliktit te interesit, ligj i cili u përdor nga opozita per te kërkuar heqjen e mandatit te socialisteve Valentina Leskaj e Rakip Suli.
Ndryshimet synojnë te ndalojnë te afërmit e deputeteve te përfitojnë nga fondet publike.
Nismat ligjore te PD se bashku me mandatin e deputeteve socialiste Kokedhima, Leskaj e Suli pritet te diskutohen te enjten ne konferencën e kryetareve e ne varësi te vendimeve te saj, opozita është e përgatitur edhe te bllokoje seancën nëse kërkesat nuk plotësohen

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *