Subscribe

Partia Demokratike reagoi serish mbi vjedhjen e qindra e mijera eurove nga pastruesja Rezarta Dobi në shtepine e Alda Klosit, nje zyrtare e larte, fillimisht pjese e kabinetit Ahmetajt dhe tani ne kryeministri.

Floriano Garo tha permes nje deklarate per mediat se Alda Klosi nuk është thjesht një zyrtare që ka punuar për Arben Ahmetajn, apo Edi Ramën. Ajo është dora, firma dhe skema ku Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qindra miliona euro.

 

Rozeta Dobi është vetëm incidenti që i hoqi kapakun pusetës së llumit të qeveritarëve e zyrtarëve te Edi Rames, patronazhistve të tij, qe vjedhin çdo minute, çdo ore, cdo dite dhe muaj te vitit, miliarda e miliarda euro nga taksat, taimet, tenderat, prokurimet, doganat dhe pasuritë publike te qytetarëve.

Nga ana tjetër, Alda Klosi nuk është thjesht një zyrtare që ka punuar për Arben Ahmetajn, apo Edi Ramën. Ajo është dora, firma dhe skema ku Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qindra miliona euro.

Vini re se ajo ka qenë e angazhuar në detyra të larta në tre nga sektorët më korruptivë të tranzicionit 30 vjecar në Shqipëri: rindërtimin, djegësat dhe koncesionet.

Milionat që Rozeta Dobi mori nga kasaforta apo dysheku i Alda Klosit, nuk janë të xhaxhait me tumor, siç pretendon drejtoresha e Ramës dhe Ahmetajt, por janë metastazat e tumorit kurruptiv ku e ka futur qeverinë dhe administratën Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *