E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD akuzon: Kamera në vendin e votimit

Partia Demokratike ka akuzuar sërish mazhorancën në lidhje me manipulimin e votimeve të kësaj të diele.

 

Në reagimin e saj demokratët akuzojnë se dhe pse votohet për një parti dhe vetëm me një kandidat, edhe pse votuesit, vëzhguesit, komisionerët, numëruesit i ka vetëm Rilindja prapë se prap po përdoret çdo instrument për të shantazhuar votuesit.

 

Reklamë

“Kamera për te lexuar votat!

Edhe pse votohet vetëm me një parti dhe vetëm me një kandidat, edhe pse votuesit, vëzhguesit, komisionerët, numëruesit i ka vetëm Rilindja prapë se prap po përdoret çdo instrument për të shantazhuar votuesit.

Janë nxjerrë në terren bandat, drejtorët, policia dhe cdo funksionar tjetër për të shtuar figurantët.

Por dhe kaq nuk i mjafton dhe nga frika se askush nuk po bindet për tu bërë pjese e farsës se pushtetit te Edi Ramës, kane vendosur dhomat e fshehta poshtë kamerave ne shkoll, kopshte dhe kudo munden në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë.

Çdo vote po regjistrohet dhe po monitorohet qe te çojnë deri ne fund vullnetin e Partisë!

Asgjë nuk ka ndryshuar!

Vete votojnë, vetë numërojnë, vetë shpallin rezultatin

#partiavoton

#partianumeron

#partiavulos.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë