Subscribe

Opozita ka akuzuar mazhorancen se rasti i kryetarit te bashkisë se Peshkopisë Shukri Xhelili është fytyra reale e kësaj qeverie. Deputetja demokrate Albana Vokshi, ndërsa i ka bere thirrje Prokurorisë te zbardhe çështjen ka deklaruar se njerëz si Xhelili ka ne qeveri administrate e polici. E gjithë shoqëria duhet të dalë nga indiferentizmi dhe të reagojë në mbrojtje të fëmijëve, grave dhe vajzave që abuzohen verbalisht, psikologjikisht, apo seksualisht në zyrat e rilindësve.

Xhelili është dënuar edhe nga socialistet, por deputeti i zonës Ulsi Manja, ka theksuar se ky rast, nuk ka lidhje me qeverinë. Edhe diplomatet kane reaguar per rastin e kreut te Bashkisë se Peshkopisë. Nga Fieri, gjate nje takimi me kreun e bashkisë, ambasadori Donald Lu e ka cilësuar kete rast një krim skandaloz.

Është shume e rëndësishme ne këtë dite kur zoti Shukri Xhelili u arrestua ne Dibër per një krim skandaloz qe kryetaret  e bashkive ne Shqipëri te tregojnë nje menaxhim te mire dhe nje qeverisje te mire te bashkive qe kryesojnë.

Qe ne momentin e pare te publikimit te pamjeve ku kryebashkiaku ofronte vende pune ne këmbim te favoreve seksuale te gjithë krahët e politike reaguan duke dënuar sjelljen e Xhelilit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *