Subscribe

Partia Demokratike akuzon Ministrin e Brendshëm Tahiri, per trafiqet e lendeve narkotike. Deputeti Flamur Noka, duke iu referuar aksionit te djeshëm per kapjen e gomones me droge, tha se te tjera ngarkesa gjenden ne jug te vendit, nen mbikëqyrjen e policisë dhe janë gati për t’u nisur drejt Italisë.

Deklarata e plote e Flamur Nokes;

Gomonia me drogë e nisur nga Vlora është vetëm një fragment i një trafiku të mirëorganizuar të tonelatave me hashash, ku janë të përfshirë Habilajt e Llanajt , drejtori i policisë Vlore, dhe sigurisht gjithçka bëhet me mbikqyrjen e Saimir Tahirit.

Sasi të mëdha droge qëndrojnë në pritje për tu nisur drejt Italisë, në zonën e Çoles, në Dhërmi dhe në grykderdhjen e Vjosës.

Furgona të ngarkuar dhe garazhe e magazina ne Çole dhe perrreth, kanë gati mallin për skafin ose gomonen e radhës.

Të paktën 3 mijë ton hashash gjendet gati për tu trafikuar, dhe ruhet me policët besnik të Drejtorit të Vlorës, i cili është pika kyçe e Habilajve dhe Tahirit.

Një biznes prej qindra milionë euro që ka nisur dhe është konsoliduar ditë pas dite qysh se ministër i brendshëm u bë Saimir Tahiri.

Një ditë përpara se gomonja me drogë të pikasej nga policitë fqinje në det, ne e paralajmëruam, unë e denoncova në Parlament.

Sigurisht, Tahiri që është krenaria e Ramës heshti, nuk reagoi. Të nesërmen, megjithë këtë denoncim publik në parlament, në prani të medias kombëtare, sërish gomonia e ngarkuar me hashash doli në det dhe u nis për në Itali.

Ky është pra shteti kriminal, grupimi mafioz me Tahirin e bandat e tij, që kontrollojnë drogën, që nga mbjellja, rritja, paketimi, magazinimi e deri tek trasnporti i saj. Miliona euro çdo muaj që ndahen mes banditëve e trafikantëve, Tahirit e shefit të tij.

Ky shtet kriminal i zhytur në drogë po pasurohet me miliona euro të pista, teksa vendi po rrënohet, shqiptarët po varfërohen çdo ditë.

Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë shtet kriminal.

Eshtë në dorën e qytetarëve të bashkohen, e ti hapin vendit një rrugë të re, larg sundimit të krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *