Subscribe

Deputeti i partisë demokratike Gazment Bardhi ka denoncuar të gjithë aksionin e fundit të qeverisë në raport me shtesat pa leje të pallateve.

 

Në një deklaratë për mediat, Bardhi ka sjellë në vëmendje se në 5 vite 3.304 qytetarë janë dënuar me burg për ndërtim pa leje, ndërkohë që për ata që ndërtojnë pallate kjo qeveri, policia dhe prokuroria kane ndjekur nje tjeter model.

 

Bardhi ka sjelle shembullin e pallatit te ndertuar ne “Rrugen e Elbasanit” perballe selise se partise demokratike I cili ka ndertuar 5 kate pa leje.

 

GAZMENT BARDHI

DEPUTET, PD

 

“10 ditë pasi Bashkia e Tiranës detyrohet të mos e miratoi lejën e ndërtimit për shtimin e disa kateve, Edi Rama vendos Qeverinë në dispozicion të kompanisë ndërtuese “Kastrati” shpk, duke ndryshuar pikërisht nenin 17 të VKM, që pengonte Bashkinë e Tiranës në ligjërimin e 5 kateve që ishin ndërtuar pa leje, duke hequr kriterin që shtesa nuk mund të jetë më shumë se 2 %. Është VKM nr. 457/29 Qershor 2022. Ky është rasti tipik i korrupsionit, që literatura e njeh si “kapje e shtetit” ose ndryshe përcaktimi i rregullave shtetërore sipas interesave klienteliste të një apo disa personave të identifikuar.”

 

Nga ana tjeter Bardhi ka kritikuar vendimin e qeverise te 7 shtatorit per katet pa leje te pallateve.

 

 

“E vërteta është që akti provon që milonerët e Edi Ramës që kanë ndërtuar kulla pa leje në mes të Tiranës, janë të ndryshëm nga 3 milion shqiptarët e tjerë dhe vecanërisht janë të ndryshëm nga 3304 qytetarë që kanë shkuar në burg pse kanë rregulluar pa leje catinë e shtëpisë së tyre.Vendimi i qeverisë parashikon që kushdo që ndërton kulla pa leje apo kate shtesë pa leje, duhet ta deklarojë, tja shes shtetit për 1 euro, me pas mund ta blejë dhe e gëzon ndërtimin e paligjshëm i pashqetësuar. Ky akt është legalizim pa ligj i ndërtimeve pa leje, është amnisti penale pa ligj, duke i përjashtuar nga dënimi me burg, është certifikim i pabarazisë mes qytetarëve.”

 

Ne emer te deputeteve demokrate Gazment Bardhi I ka bere thirrje prokurorise te zbatoje ligjin.

 

“Grupi Parlamentar i PD kërkon nga Prokuroria që të veprojë pa vonesa, të zbatojë Kodin Penal, jo vetëm ndaj ndërtuesve të paligjshëm, por edhe ndaj Edi Ramës dhe cdo zyrtari tjetër që është përfshirë në praktikën e paligjshme për të legalizuar Kullat e ndërtuara pa leje në mes të Tiranës, pa ligj dhe në kundërshtim me Kushtetutën.”

 

Gazment Bardhi ka lajmeruar se se bashku me deputetet demokrate do ta godase ne gjykaten Kushtetuese vendimin e qeverise per katet pa leje te pallateve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *