Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 August 2026
Vizion fokus

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet i riu...

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von der Leyen:...

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi kuqezi e...

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e SHBA në...

Tjetër vatër zjarri në vend, zjarrfikësit në “luftë” me...

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen e Kupës...

Turqia dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje njëvjeçare për naftën bruto

Vihet nën kontroll pas disa orësh zjarri në Drenovë

PD akuza dekanit të Juridikut: Po ushtron presion ndaj studentëve që të mbyllin protestën

16 Janar 15:40

Partia Demokratike ka akuzuar dekanin e Fakultetit Juridik, Artan Hoxhën se po ushtron presion ndaj studentëve që këta të fundit të mbyllin protestën.

 

Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, këshilltari ligjor i PD, Gazment Bardhi deklaroi se dekani Artan Hoxha është vënë në shërbim të kryeminsitrit dhe po kërcënon studentët.

 

“Jam sot përpara medias, jo vetëm si përfaqësues i Partisë Demokratike, por edhe si ish- student i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, për të dënuar në emër të opozitës, presionin kriminal ndaj studentëve nga një pseudo pedagog që rreshtohet në krah të pushtetit dhe kundër studentëve. Edi Rama përdori javën e kaluar presionin policor dhe dhunën për të shuar protestën legjitime të studentëve në mbarë vendin. Pasi dështoi të shantazhonte studentët me policët e Safet Gjicit apo Sandër Lleshajt, sot media ka publikuar faktet sesi ai po përdor Safet Gjicët e tij brenda botës akademike. Artan Hoxha, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, një shërbëtor i Edi Ramës dhe pushtetit brenda botës akademike, ka guxuar të kërcënojë studentët e Fakutetit të Drejtësisë me metoda kriminale. Faktet e bëra publike në media provojnë sesi shërbëtori i Edi Ramës ushtron presion ndaj studentëve që ata të mbyllin protestën legjitime të tyre për një arsim më cilësor. Artan Hoxha ka arsye për t’i shërbyer Edi Ramës, jo vetëm për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë në karrierën e tij profesionale, por mbi të gjitha për paligjshmëritë e së shkuarës.”

 

Duke u ndalur tek këto deklarata, Bardhi hodhi akuza në drejtim të dekanit Artan Hoxha edhe sa I takon pasurisë së këtij të fundit.

 

“Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë Artan Hoxha, sot Dekan i Fakutetit të Drejtësisë, ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje për habinë që shkaktoi përgjigja e tij përpara Parlamentit për dhurimin nga i vëllai të 200 mijë dollarëve, të cilave nuk i dihej burimi. Artan Hoxha ende nuk ka dhënë përgjigje për pasurinë e tij të paligjshme, sesi brenda pak kohësh, me kursime familjare, arriti të blinte një apartament me sipërfaqe 120 m2 në Tiranë, një apartament tjetër në plazhin e Golemit në Kavajë dhe një sipërfaqe toke 700 metër katrorë në zonën turistike të Qerretit në Kavajë. E gjithë karriera e tij dhe pasuria e paligjshme që ka krijuar, janë arsye e vërtetë se përse Artan Hoxha, kërcënon studentët e tij, që kërkojnë jo vetëm një arsim cilësor dhe uljen e tarifave të studimit nga Qeveria, por edhe largimin nga bota akademike të pedagogëve të korruptuar dhe vetting ndaj stafit akademik në universitete.”

 

Në mbyllje të deklaratës Gazment Bardhi tha se PD dënon fuqimisht aktin kriminal të Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës ndërsa u bëri thirrje pedagogëve të këtij fakulteti që të rreshtohen në krah të studentëve.

Posted Under:
Vendi
Tagged:
burgje Deputetë Etilda Gjonaj Perplasje Procedura Punësime Zeri Amerikes

Nga e njëjta kategori

Zjarr në dy banesa në Berat, flakët rrezikuan një objekt monument kulture

më shumë...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

më shumë...

Lokalet në Korçë protestë për muzikën, kundërshtohet udhëzimi i Ministrisë së Mjedisit

më shumë...

Protesta kundër hartës territoriale, banorët e Bashkive të vogla: Mos na lini pa shërbime

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:02

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet...

8:48

Më nervozë dhe të paduruar, çfarë ndodh...

7:50

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

7:02

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von...

6:59

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi...

6:42

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi...

6:09

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e...

6:01

Tjetër vatër zjarri në vend, zjarrfikësit në...

5:47

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen...

5:39

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

5:12

Turqia dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje njëvjeçare për...

5:06

Vihet nën kontroll pas disa orësh zjarri...

4:49

Begaj nga Vuthaj: Diaspora mban gjallë rrënjët...

4:46

Zjarr pranë spitalit në Lezhë, zjarrfikësit vënë...

4:27

“Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit...

4:12

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

3:42

Zjarr në dy banesa në Berat, flakët...

3:07

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë,...

3:03

Lokalet në Korçë protestë për muzikën, kundërshtohet...

3:01

Protesta kundër hartës territoriale, banorët e Bashkive...

Më të klikuarat

  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët...
  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • “Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK j...
  • Rrëzohet një avion F-35 pranë bazës ajrore amerikane
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.