E shtunë, 26 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD akuza Ballës: Mos mashtro, ke udhëtuar me Begon

Deputeti i PD, Luçiano Boçi akuzoi Ballën se po mashtron në lidhje me cështjen e Edmond Begos.

 

Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, Boçi u shpreh se të dhënat e sistemit Tims provojnë që Balla ka udhëtuar me Begon në 2014-ën.

 

Ai tha se ata kanë udhëtuar së bashku pasi të dhënat tregojnë që dhe vulosja e pasaportave është bërë për 2 minuta.

 

Deputeti Boçi tha gjithashtu se ata kanë udhëtuar dhe në 2015 dhe kësaj here kontrolli i pasaportës është bërë në 1 minutë.

 

Sipas, Bocit kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla po mashtron në lidhje me çështjen e Edmond Begos.

Vazhdo të lexosh