Subscribe

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, PD ka zgjedhur të bëjë denoncime në lidhje me problematike të sistemit arsimor në rrethe të ndryshme.

 

Deputetja Dhurata Cupi denoncoi ne diten e pare te nisjes se mesimit, mungesen e 35 nxenesve ne Patin te Klosit. Se bashku me kryetarin e kesaj Bashkie zonja Cupi theksoi se mungesa e kushteve ekonomike ka bere qe dhjetra nxenes te mos nisin sot mesimin.

 

Nga ana tjetër deputeti I qarkut Dibër Xhemal Gjunkshi denoncon:

 

 

 “Rilindja” e arriti qëllimin , të shpopullojë fshatrat duke i degdisur. Janë me dhjetra shkolla që nuk do të hapen për të pritur nxënësit këtë vit , si në Sllovë , Kala të Dodës (Kallë ), Çidhën(Rrethas , Laças , Renx) , Luzni , Melan ( mbyllet në Trepçë , ndërsa e Rabdishtit zhvendoset në Bellovë).Janë mbyllur shkollat e Shimçanit, Bahutes e Limnjanit. Janë pothuajse të gjitha shkollat të pa rikonstruktuara, të pa lyera , pa xhama e me tavane të rëna.”

 

Ndërkohe deputetet e qarkut te Elbasanit Endri Hasa dhe Luciano Boci ishin sot ne shkollen e Bradasheshit, shkolle e cila sipas tyre ka kushtuar mbi 2 milione euro por qe sot ishte e mbyllur. Deputeti Hasa tha se banoret po largohen per shkak te kushteve te renda ekonomike dhe sociale. Ndërsa Boci tha se shkolla e mesme Bradashesh e destinuar per femijet eshte dhene me qera per klientelen e qeverise.

 

 

Në qytetin e  Lezhës sipas deputetes Lindita Metaliaj denoncon mbylljen e 9 shkollave ndërsa në Pogradec sipas denoncimit të bërë nga Deputeti Klevis Balliu janë mbyllur 7 shkolla si pasojë e largimit masiv të banorëve nga kushtet e renda ekonomike dhe sociale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *