Subscribe

Pas skandalit te zbuluar nga Vizion Plus ku Ministria e Shendetesise urdhëron punonjësit e administratës publike dhe familjaret e tyre te kryejnë me detyrim check up-in, ka reaguar Partia Demokratike. Oriola Pampuri, deputetja demokrate ne komisionin e shendetesise e ka cilësuar kërcenim te hapur me vendin e punës, letrat e nisura ndaj çdo institucioni publik, me qellim realizimin e planit te kompanisë koncesionare.

 

Deputetja Pampuri njëherësh specialiste e shendetesise tregon se si ushtrohet presion ndaj mjekeve dhe infermiereve per te rritur ne mënyre fiktive numrin e personave qe duhet te kryejnë kontrollin mjekësor.

 

E ndërsa shteti eshte vene ne shërbim te pasurimit te kompanisë koncesionare te check up-it te cilës i paguan miliona euro edhe per kontrolle te pakryera, deputetja Pampuri deklaron se rezultatet e analizave nuk kane besueshmëri.

 

Prej ditësh Vizion Plus ka denoncuar skandalet dhe abuzimet me taksat e shqiptareve ne favor te kompanisë koncesionare, e cila per 10 vjet do te kryeje kontrollin baze mjekësor per moshat mbi 35 vjeç. Ndërkohë Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet ne lidhje me kete çështje, pasi kompania paguhet edhe për check up qe nuk i kryen. Ndërsa kontrolli i larte i shtetit pas auditit ka kërkuar rishikimin e kontratës koncesionare, uljen e kostove shtese dhe mos dhënien e TVSH mbi shërbimin mjekësor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *