Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
13 June 2026
Vizion fokus

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar i marrëveshjes...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn zjarrfikësja

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte...

Irani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila!...

“E gjithë bota është ngritur në garë”, Kryeministri: Vetë...

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme nga Kosova...

PD: Abuzim me fondet e “kancerit”

4 Tetor 15:34

Opozita i kërkon Prokurorisë te hetoje tentativat, qe sipas saj, po ben Ministri i Shëndetësisë Beqaj, per te abuzuar me fondet e fushatës, per luftën kundër kancerit. Deputetja e PD, Albana Vokshi, tha se numri i këtyre pacienteve është shtuar dhe se politikat e ndjekura nga qeveria, nuk kane dhëne rezultat.

Nga premtimi për “shëndetësi falas”, pas tre vitesh qeverisje të Ramës, ka mbetur vetëm dosja voluminoze e korrupsionit dhe krimit në shëndetësi…ku një prej kapitujve është edhe Tetori – muaji ndërkombëtar i sensibilizimit për luftën kundër kancerit të gjirit ku shifrat zyrtare vënë alarmin…
Referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP, numri i rasteve të evidentuara me kancer gjiri është rritur ndjeshëm. Dy vitet e fundit kulmojnë me numrin më të lartë të diagonzave me tumor. E kjo, është e lidhur ngushtë më rritjen e varfërisë, stresit, papunësisë, ndotjes.
Instituti i Shëndetit Publik raporton se në 2015 u diagnostikuan 16.106 burra, gra dhe fëmijë me tumor. 1192 pacientë më shumë se një vit më parë. Por një statistikë e tillë nuk e ka shqetësuar aspak koordininatorin e korrupsionit, i cili ka shkurtuar shtretërit në shërbimin onkologjik, duke iu mohuar kimioterapinë dhe duke i torturuar për vdekje mijëra pacientë.
Raportohet që prevalenca e kancerit të gjirit është më e larta ndër sëmundjet e tjera kanceroze me 23.6% të prekura. Çdo vit evidentohen më shumë se 500 raste të reja dhe humbin jetën rreth 300 gra prej kancerit të gjirit, por Qeveria po shëtit qyteteve me propagandën lëvizëse duke shpërdoruar fondet për shëndetin.
Në Sherbimin e Onkologjisë në QSUT prej 4 muajsh nuk funksionon mamografia për ekzaminimin e kancerit të gjirit. Qindra gra udhëtojnë nga rrethet për një vizitë të specializuar, por shumica detyrohet të kthehet mbrapsht pa mundur të bëjnë asgjë për shëndetin e tyre.
Historitë e vizitave në njësitë e mamografive të lëvizshme janë kthyer në përralla, pasi përgjigjja e analizave nuk vjen kurrë. Tallje e paprecedent kjo e Ramës dhe Beqajt me gratë dhe vajzat shqiptare të cilat në pritje të përgjigjes që nuk mbërrin kurrë mund edhe të jenë përkeqësuar apo edhe mund të kenë humbur edhe jetën…
Në faqen zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik raportohet vetëm për numrin e ekzaminimeve të kryera nga njësitë e lëvizshme dhe paraqiten fotografi plot ngjyra, por nuk jepet asnjë informacion në lidhje me rastet e evidentuara, kuruara, shëruara në vit, me kancer gjiri.
Shkalla e sensibilizimit për kancerin e gjirit në Shqipëri ka rënë pikiatë në 2 vitet e fundit. E kjo shtron përsëri pyetjen: ku vajtën milionat e fondeve të qeverisë dhe donatorëve për sensibilizimin për luftën kundër kancerit të gjirit? Në xhepat e kujt përfunduan?
Ndërkohë që cdo ditë Ministri bën punën e koncesionarit të check-up të Vilmës, duke i bërë asaj reklamë e fushatë intensive, duke shantazhuar e larguar mjekë e drejtues për dështimin e check-up për depistimin, trajtimin dhe kujdesin paliativ për gratë e prekura nga kanceri i gjirit, rekordmeni i 3P-ve nuk u kujtua asnjëherë.
Epidemia e koncensioneve alla “check-up” pritet të prekë edhe këtë shërbim. Cdo grua që ka bërë mamografinë është e destinuar të presë dëshpërimisht mbase në rastet më fatkeqe edhe të humbë jetën…derisa Beqaj të mbyllë pazarin e rradhës për leximin e mamografive…Vjedhja e radhës me sloganin “Paratë e Shëndetësisë për Partneritetin e Partisë” po firmoset në zyrën e Beqajt për tu lancuar si “propaganda e tetorit” kundër kancerit të gjirit.
Partia Demokratike denoncon këtë përpjekje korruptive për të abuzuar me fondin e kujdesit shëndetësor dhe i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet edhe për mashtrimin e mijëra grave që kanë kryer ekzaminimet e gjirit, por nuk kanë marrë rezultatin e analizës prej një viti.
LDGSH dhe PD do vazhdojnë të jenë në në terren për të sensibilizojë gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë për vizitën e përvitshme të mamografise dhe kontrollet mjekësore për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit‎. Po sot një gjë është e qartë. Shëndeti i qytetarëve, shëndeti i grave do të jetë më mirë pa Ilir Beqën e pa Edi Ramën.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Albana Vokshi Instituti i Shëndetit Publik Korrupsion Krimi Ministria e Shëndetësisë Shëndetësi falas shendetesia

Nga e njëjta kategori

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak një shkendije elektrike

më shumë...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila! SPAK jep detaje për operacionin kundër rrjetit të narkotrafikut

më shumë...

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërinë në fushëbetejë ata që janë kundër Presidentit Trump

më shumë...

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri i Ismail Qemalit valëvitet me krenari, nuk do të ndalemi deri sa ta çojmë Shqipërinë në majë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve...

10:06

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar...

9:43

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

9:13

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:07

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn...

9:01

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër,...

8:28

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit:...

8:06

Irani publikon tekstin me 7 pika të...

8:03

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak...

8:01

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro...

7:24

“E gjithë bota është ngritur në garë”,...

7:08

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme...

7:08

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta...

6:46

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të...

6:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri...

6:33

“Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh”, Rama: PS...

6:25

35 vjetori i PS, Rama: Protesta nisi...

6:23

PS feston 35-vjetorin, qytetarët mblidhen tek sheshi...

6:18

Nis festa e socialistëve, Klosi: PS i...

5:51

Aksioni i SPAK/ I akuzuar për trafik...

Më të klikuarat

  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand Shakaj m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.