E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: 13 qytetarë janë helmuar dhe plagosur para parlamentit/VIDEO

Deputeti i PD Bardh Spahia vizitoi në mbrëmje disa të plagosur nga protesta para Parlamentit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në Spitalin e Traumës.

 

Në bisedë, sipas njoftimit të shpërndarë nga PD,  të plagosurat flasin se ishin helmuar nga gazi i përdorur prej policisë, edhe pse ato ishin larg protestës, në një Qendër Tregtare.

 

Reklamë

Sipas selisë blu,  në Spitalin e Traumës kishte edhe të plagosur me hematoma.

 

Deputeti Bardh Spahia thotë se nga protesta e kësaj të marte, mbetën të plagosur 13 protestues, kryesisht nga përdorimi në mënyrë kriminale e gazit lotsjellës, i cili sjell shumë efekte anësore për një periudhë shumë të gjatë tek të dëmtuarit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë