Subscribe

Pas investimit ne Pazarin e Ri, rritet vlera e pronës. Kjo zone e hershme e kryeqytetit tashme e tjetërsuar, po krahasohet me e ish-bllokun.

 

Çmimi i banesave dhe qerave te dyqaneve është rritur afro 35%. Këtë fakt e pohojnë edhe tregtaret e dyqaneve. Qerate janë rritur ndjeshëm siç tregojnë ata, ndërsa shpresojnë edhe per rritje te punës, pasi vizitoret nuk mungojnë ne asnjë ore te ditës.

 

Taksat për bizneset qe punojnë ne kete zone nuk do te ndryshojnë. Ndërsa menaxhimi dhe mirëmbajtja, do t’i besohet nje shoqate me përfaqësues nga tregtare te pazarit dhe nga bashkia. Te gjitha te ardhurat qe do mblidhen nga kjo zone, do te kthehen serish këtu për investime.

 

Krahas ambienteve te përcaktuara per shitje, markata e peshkut, e mishit dhe ajo e fruta perimeve, Pazari i Ri është konceptuar edhe me sheshe çlodhëse, bare e restorante, qe do te jene te hapura deri ne mesnate.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *