Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos ka folur sërish rreth anëtarësimit të Maqedonisë  në NATO dhe  BE.

 

Pavlopulos theksoi se vendet po përpiqen për marrëdhënie miqësore  dhe fqinjësore dhe se vendi i tij ka dëshmuar mbështetjen e anëtarësimin të  siç thotë ai IJRM-së, por sipas tij  parakushti mbetet zbatimi i Marrëveshjes së Prespës.

 

Sipas tij vendi ynë fqinjë duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme në rendin e brendshëm ligjor,mbi të gjitha në Kushtetutën e tyre.

 

“Vetëm kur më në fund do të ketë përfunduar i gjith ky proces dhe pasi që të vërtetohet që revizioni i Kushtetutës i përmban të gjitha garancitë, vetëm atëherë mund të ketë ftesë për anëtarësim në NATO, dhe çfarë do lloj fillimi të bisedimeve në lidhje me procesin e anëtarësimit të IRJM-së në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, vetëm pas kësaj do të mundë të finalizohet edhe përmbajtja sipas të Drejtës ndërkombëtare, shqyrtimin e drejtë të Marrëveshjes midis Greqisë dhe IJRM-së që të vijnë për ratifikim në Parlamentin grek”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *