Presidenti i Koaovës Hashim Thaçi, nuk ka lënë pa përmendur dhe rolin që Tirana ka në këtë proces.

 

Pyetjes së gazetarit Balla se Tirana u kthye në pelegrinazh ndaj të gjithë elementëve politik që ishin kundër jush në këto kohë dhe janë, Thaçi u përgjigj i bindur se Tirana nuk është kundër dialogut apo një marrëveshje mes dy vendeve.

 

Gjithashtu ai deklaroi se ka opinione të ndryshme për modalitetet që do të tejkalojnë dhe se  njohja reciproke do të celebrohet nga të gjithë bashkë.

 

“Une nuk arsyetoj vetem mllefet dhe urrejtjet dhe etiketimet. Kurkush Kosoven nga Tirana nuk mund tia shese Serbise te jeni te bindur. Kurkush nga Prishtina smund tia shese Kosoven Serbise.”

 

Kreu i shtetit të Kosovës është shprehur se në asnjë mënyrë nuk ka kundështuar asnjë nga lidërrët apo krerët e politikës shqiptare, përkundrazi i falenderon për mbështetjen e herë pas hershme që ato japin.

 

Sipas tij secili ka të drejtë të jetë hezitues dhe skeptik, por në fund dhe kur të ndodhë marrëveshja historike, do të jemi të gjithë bashkë në festën euroatlantike të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *