Disa aktivitete për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës të cilat ishin parashikuar për ditën e shtunë më 17 shkurt do të shtyhen për ditën e dielë. Lajmi konfirmohet zyrtarisht për Vizion Plus nga burime zyrtare te presidencës.

 

Kjo vjen si kërkesë e pjesëmarrësve në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë e cila do të mbahet të shtunën në Mynih.

 

Ndër aktivitetet që do të shtyhen janë Seanca solemne e Kuvendit, ngritja e flamurit si dhe parada e forcave te sigurisë dhe ajo Policisë.

 

Adil Behramaj, anëtar i Këshillit organizativ për dhjetë vjetorin e Pavarësisë, ka bërë të ditur se ndryshimet janë bërë për shkak të pamundësisë që të jenë prezentë në seancën solemne disa nga përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar. Kosova shënon 10 vjet nga shpallja e pavarësisë dhe përballet ende me sfida te mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *