Në intervistën e tij të parë pas referendumit, lideri i rajonit autonom të Katalonjës ka thënë për “BBC” se Katalonja do të deklarojë pavarësinë nga Spanja brenda pak ditësh, dhe qeveria e tij do të veprojë në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.

 

Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse qeveria spanjolle do të ndërhynte dhe do të merrte kontrollin e qeverisë së Katalonjës, Puigdemont tha se do të ishte një gabim që ndryshon gjithçka.

 

Ai nuk u pajtua me deklaratën e Komisionit Europian të hënën se ngjarjet në Katalonjë ishin një çështje e brendshme për Spanjën. Ndërkohë, mbreti Felipe VI i Spanjës tha se organizatorët e votës kishin vepruar kundër ligjit. Ai tha se situata në Spanjë ishte jashtëzakonisht serioze, duke bërë thirrje për unitet.

 

Tensionet midis Spanjës dhe rajonit veri-lindor të Katalonjës vazhdojnë të rriten. Gjykata e Lartë spanjolle tha se kishte filluar një hetim për figurat kryesore katalane të mërkurën, duke dyshuar për trazira – nxitjen e rebelimit ndaj shtetit, duke përfshirë edhe kreun e policisë rajonale të Katalonjës.

 

Ndërkohë, me qindra e mijëra vetë në Katalunjë kanë protestuar kundër dhunës së policisë spanjolle gjatë votimit të së dielës, kur rreth 900 persona u lënduan. Gjatë votimit u plagosën gjithashtu 33 oficerë policie. Protesta u zhvilluan në të gjithë Katalunjën, e vetëm në Barcelonë rreth 700 mijë vetë dolën nëpër rrugë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *