Subscribe

Monedha britanike ka arritur këtë të mërkurë në nivelin 159 lek në kursin e këmbimit valutor shqiptar. Ky është rekordi më i ulët i paundit që prej vitit 2008-të në kursin shqiptar, e ndërsa përballë dollarit valuta angleze ka pësuar rënien më të madhe në 31 vitet e fundit. Në tregun shqiptar po vihet re edhe dobësimi i euros, i cili shpjegohet me efektet që po jep referendumi në Britani për të dalë nga Bashkimi Europian. Kanë qënë shumë ta pakta rastet kur paundi ka qënë në nivele të tilla, pasi për vite me radhë vlera e tij përballë lekut ishte në raportet 1 me 2. Investitorët tashmë janë në kërkim të monedhave më stabël si dollari apo jen- i japonez, të frikësuar nga pasojat qe mund të pësojnë tregjet, një pjesë e tyre kanë rritur edhe interesimin për arin. Në dy javë pas votimit për Brexit rënia e aksioneve të bankave me kapital anglez ka qënë e pashmangshme. Dobësimit të menjëhershëm të paundit, edhe rrjeti mediatik BBC i ka kushtuar një analizë ku thotë se goditja kryesore në këtë rënie me 14% ka ardhur pas referendumit. Vetë Banka Qëndore e Anglisë deklaroi që disa nga efektet e referendumit kanë filluar të konkretizohen duke parë rëniet në sektorët e shërbimeve por dhe të tregut të pasurive të patundshme. Banka e Anglisë u ka kërkuar atyre të nivelit të dytë të rritin kapitalin në mënyrë që të përballojnë goditjet që po merr monedha në këto ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *