Drutë e zjarrit qe përdoren masivisht per ngrohje ne juglindje te vendit, kane sjelle dhe dëmtimin e masiveve pyjore. Ne qarkun e Korçës nje metër kub shitet me 25 mije leke te vjetra, ndërsa nje familjeje i duhet mesatarisht 12 metër kub gjate gjithë dimrit. Per t’i dhëne zgjidhje këtij problemi Bashkimi Europian ka pare si nje mundësi alternative pemën Paulonia, e cila mund te përdoret ne te ardhmen per ngrohje. Kjo peme rritet shume shpejt dhe mund te plotësoje nevojat e popullatës me çmime te favorshme. Projekti i prezantuar ne Korçe financohet nga Bashkimi Europian me një vlere prej 171 mije eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *