Subscribe

Per here te pare Shqipëria, do te marre pjese ne operacionet e NATO-s ne detin Mesdhe per te ndaluar fluksin e emigranteve me anije. Kjo çështje është diskutuar edhe gjate vizitës zyrtare qe zhvilloi ne Tirane ministrja e mbrojtjes se Holandës, Henis Plasschaert. Ndersa ne konferencën per shtyp, ministrja shqiptare Mimi Kodheli nënvizoi rëndësinë e këtij aksioni ushtarak. Ministrja holandeze siguroi mbështetjen e saj në këtë operacion, ndërsa theksoi se Holanda është e gatshme të bashkëpunojë me Shqipërinë.

Henis Plasschaert; Jam shume e kënaqur qe jam këtu sot dhe qe Shqipëria do te bashkohet me ne në detin Egje. Jam krenare qe do te punoj me Shqipërinë dhe jam e vetëdijshme se është hera e pare qe ju merrni pjese ne ne ketë operacion. Me lejoni t’iu siguroj ju se ne holandezet jemi gati te punojmë me ju ne çdo kohe.

Nga ana tjetër ministrja Kodheli kërkoi dhe angazhimin e Holandës me asistencë profesionale në ngritjen e qendrës së ekselencës kundër terrorizmit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *