E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Patronazhistët më të mobilizuar se asnjëherë”, Rama: Më 11 maj do t’i japin emrit të tyre kuptim drithërues për kundërshtarët

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit online me qytetarët ditën e sotme është ndalur te patronazhistët, për të cilët tha se janë më të mobilizuar se kurrë dhe emri i tyre do të marrë kuptim më 11 maj.

Rama: Është krijuar një armatë me profile false edhe profile që administrohen nga persona të interesuar për këtë betejë dhe që vijnë nga fundi i kënetës. Këneta është vetë një fund. Fundi është mos e pyet. Dje kemi pasur biseda interesante me grupet tona të punës, patronazhistëve. Patronazhistët janë më të mobilizuar se asnjëherë dhe janë shumë të vendosur që më 11 maj t’i japin emrit të tyre një kuptim drithërues për të gjithë kundërshtarët.

Reklamë

Rama gjithashtu u ndal edhe te korrupsioni.

Rama: Ka shumë studime, janë gjëra të para dhe të njohura, sepse nuk jemi ne të parët që kalojmë nga kjo fazë. Kur vjen puna te perceptimi i korrupsionit ka një koncept që quhet paradoksi i progresit, i cili lidhet me faktin që në momentin kur një shoqëri vendos të përshkallëzojë luftën kundër korrupsionit, paraleleisht me arritjet forcohet perceptimi i korrupsionit. prandaj quhet paradoksi i progresit./vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë