E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Patozi: Tifozët e egër të zgjedhjeve amerikane në Shqipëri të qetësohen

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi kërkoi nga politikanët shqiptarë që të qetësohen dhe të mos reagojnë për zgjedhjet amerikane.

 

Reklamë

Në “Facebook”, Patozi u shpreh se çfarëdo të thonë ata, nuk ndryshon asgjë tek rezultati. Për të, energjitë duhen shpenzuar tek rregullimi i problemeve në Shqipëri.

 

“Këta tifozët e egër të zgjedhjeve amerikane në Shqipëri bëjnë mirë të qetësohen, jo thjesht për faktin se historia nuk u ka caktuar ndonjë rol për të luajtur, që diçka atje të ndryshojë. Por mbi të gjitha se janë energji pa lidhje, të cilat shpenzohen për “një luftë” që nuk na përket aspak, ndërkohë kur mund t’i ruanin ato kaloritë e çuara dëm kot për fushatën e 25 prillit. E cila duhet shfrytëzuar me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që kemi, në funksion të ndryshimit të Shqipërisë. Kjo po, që është sfida dhe beteja jonë, për të cilën ia vlen çdo sakrificë. Jo për gjë, por mund t’ia fusin edhe kot, si në qëndrime të pamatura, ashtu edhe në parashikime. Njoh unë njërin, përshembull, që u fry si gjel para 4 vjetëve, duke dashur të bënte lajm global më herët se amerikanët të vendosnin, por që ende nuk i ka ikur e skuqura e veshëve, ngaqë i foli goja përpara mendjes.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë