Subscribe

Nje prej deputeteve me te rëndësishëm te Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka dale me nje propozim radikal pas publikimit te formularëve te dekriminalizimit. Patozi ka kërkuar ndërprerjen e mandatit per te 61 kryetaret e bashkive pavarësisht nese kane apo jo rekorde kriminale, per te hapur nje rruge te re ne politiken shqiptare.

Le të shkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje, jo vetëm për parlamentin e ardhshëm, por edhe për pushtetin vendor le të kemi zgjedhje të parakohshme lokale, sepse duhet ta pranojmë që jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Kjo do të shmangte edhe koston e dyfishtë, pasi e di që do të kërcenin përpjetë edhe qeveria edhe avokatët e saj për të na ruajtur nga gjoja shpenzimet e tepërta, meqë jemi vend i varfër.

Le t’i quajmë zgjedhjet e vitit të shkuar si një shans të humbur, sepse të tilla ishin. Për shkak të problemeve të rënda që u vërejtën, të blerjes dhe deformimit të votës, por mbi të gjitha nga oferta e turpshme që iu bë shqiptarëve, me kandidatë me pesë emra, apo me të dënuar apo të arrestuar për trafik droge dhe prostitucioni.

Patozi ka replikuar edhe me Majkon, duke theksuar se Shqipëria është shndërruar ne Sicili per shkak te lidhjeve te krimit me politiken dhe urgjente nuk është reforma ne drejtësi, por një reforme e plote kushtetuese.

Ndaj po i drejtohem Edi Ramës, që të heqë dorë nga hilet e vogla provinciale duke bërë sikur e fton opozitën vetëm për të votuar reformën, sipas tij, në drejtësi. Nëse do që të mbahet mend për ndonjë gjë të mirë në këtë vend, le të prijë ose t’i bashkohet tryezës për republikën e re.

Ideja për nje reforme te plote kushtetuese nuk është artikuluar vetëm nga demokrati Patozi, edhe lideri i opozitës Basha ne moment te caktuar ka deklaruar se ligji themeltar i shtetit, duhet rishikuar përtej kufijve te reformës ne drejtësi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *