E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Politikë

Patozi: Rudina Hajdari kërkoi kohë për tu menduar, e ka derën e hapur tek “Bindja”

Astrit Patozi ishte I ftuar në emisionin “Real Story” këtë të enjte në Vizion Plus ku zbuloi mes të tjerash edhe disa nga prapaskenat e formimit të partisë “Bindja Demokratike”.

Ai tha se arsyeja dhe nxitja me e madhe për krijimin e kësaj force te re ishte kriza politike në Shqipëri.

 

Pse u formua tani Bindja Demokratike? Kriza politike ne Shqiperi e nxiti iden tone per te krijuar kete parti.Shqiperia ka nevoje për një politike ndryshe.

Reklamë

 

 

Më pas ish nenkryetari i PD u ndal edhe tek “tërheqja” e Rudina Hajdarit nga ky projekt politike, teksa u tha në fillim se vajza e Azem Hajdarit do të ishte pjesë e këtij projekti. Patozi shtoi se Rudina Hajdari ka kërkuar kohë për tu menduar e se dera e “Bindjes Demokratike” mbetet e hapur për deputeten e re.

 

Rudina Hajdari? Nuk ndodhi asgje per tu cuditur. Kemi komunikuar. Une e kam mbeshtetur ate perpara se te vendosej krijimi i Bindjes Demokratike.Me Rudina Hajdarin nuk diskutuam per lidershipin e Partise. Diskutuam per faktin qe duhej te ngrihet kjo parti. Kerkoje kohe per tu menduar. E ka deren e hapur ne cdo moment.

Vazhdo të lexosh

Reklamë