Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi vlerësoi vendimin e Gramoz Ruçit për t’u tërhequr nga jeta politike.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi tha se është meritë të dish të hapësh rrugë.

 

“TË DISH TË IKËSH ËSHTË MERITË. E kam pasur gjithë jetën time politike përballë si kundërshtar. Por kjo nuk më pengon aspak të shpreh respekt dhe vlerësim për vendimin e sotëm të Gramoz Ruçit. Ndoshta ishte rastësi, por fakti që e shpalli atë në stadium të kujtonte ata futbollistët e famshëm, të cilët e kanë lënë sportin në kohën e duhur, pa u zvarritur dhe pa e provuar shijen e hidhur të stolit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *