Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi komentoi protestat e qytetarëve për vrasjen e Klodian Rashës. Në rrjetet sociale, Patozi deklaroi se kërkesat e protestuesve do të shkojnë përtej dorëheqjes së Sandër Lleshajt sepse ata janë të revoltuar.

 

“Është jashtë çdo dyshimi se protesta e ashpër e këtyre ditëve në Tiranë dhe gjetkë shkon përtej vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha. Është fare e qartë për gjithëkënd, që vë në punë logjikën dhe nuk përdor parafabrikate të gatshme politike për të kuptuar botën, se ka një shfrim popullor, i cili shkon më larg se dhimbja për humbjen e një jete të pafajshme nga dora e një punonjësi të policisë. Ka një akumulim revolte në Shqipëri nga korrupsioni, padrejtësia dhe arroganca e pushtetit, i cili thjesht ka marrë shkëndijën prej ngjarjes së rëndë dhe tragjike, por kjo nuk duhet të na shqetësojë aq shumë, me gjithë respektin për dekorin e qytetit apo semaforët e bulevardit në prag të festës së Vitit të Ri.”

 

Astrit Patozi u shpreh se këto arsye duhen marrë parasysh për ata që janë në qeveri dhe për ata që duan të marrin pushtetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *