E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Patozi për paketën “Anti-KÇK”: Shkeljet kushtetuese janë ulëritëse

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi shfaqet i dyzuar sa i përket zbatimi të paketës “Anti-KÇK”, miratuar së fundmi nga qeveria. Ai theksoi se nuk ka ndonjë pritshmëri pozitive për aplikimin e saj në Shqipëri.

 

Sipas tij, nuk është hera e parë që në Shqipëri miratohet një ligj që cenon lirine dhe të drejtat e njeriut apo të konsiderohet si  një kapërcim të kushtetutës.

 

Reklamë

“Të mos harrojmë që devijime po kaq të forta të kushtetutës kanë qenë edhe dekriminalizimi i famshëm, madje edhe vetë e shumëdebatuara reformë në drejtësi. Ndërkohë që dihet botërisht, se për dekriminalizmin opozita ka pasur eksluzivitet të plotë, ndërsa për reformën në drejtësi parlamenti shqiptar ka gjetur konsensun më të gjerë në historinë e vet, duke votuar me unanimitet. Në këtë kuptim, besueshmëria e argumentit të tyre bie, sepse niset nga premisa jorealiste. Kur, në fakt, problemi më i rëndësishëm i kësaj që po ndodh është, jo përgjegjësia për të marrë përsipër një ligj të jashtëzakonshëm, por përgjegjësia për gjendjen katastrofike të kriminalitetit në vend. E cila nuk ka ardhur në një ditë, që të trajtohet si korona virusi, i cili na kapi në befasi, por ne do ta mundim deri në fund të vitit, pasi të kemi shpikur edhe vaksinën.”

 

Sipas Patozit, ligji nuk zbatohet vetëm ndaj banditëve të kundërshtarit, ndërsa shton se askush nuk po jep shpjegime se pse janë të nevojshme kaq shumë ligje të posaçme në një vend që problemin më të madh ka “moszbatimin e ligjeve normale”.

 

“Të cilat janë shumë më të thjeshta dhe më të lehta për t’u respektuar, ngaqë nuk para kanë kundërshtarë. Dhe dëshmi më spektakolare për dështimin e një qeverie vështirë se mund të gjendet. Unë nuk kam ndonjë pritshmëri pozitive për aplikimin e Anti-KÇK-së në Shqipëri. Jo se nuk besoj tek aftësia e organeve tona ligjzbatuese, por ngaqë nuk e pranoj dot qeverisjen me fushata, e cila sot po e trajton fuqizimin e krimit të organizuar si një emergjencë kombëtare, a thua se bandat dhe mafiozët e rrezikshëm me pasuri marramëndëse na i hodhën me parashutë ditët e fundit. Ndërkohë që ata kanë qenë këtu, duke u forcuar dita-ditës, dhe duke na bërë karshillëk me luksin dhe fuqinë e shtuar të parave të drogës dhe trafiqeve, në jo pak raste edhe në aleancë të hapur me qarqet më të larta të politikës. Ndaj edhe nuk kam shumë shpresë që Edi Rama, edhe sikur ta kishte seriozisht këtë që po predikon, mund të mbyllë në vetëm 10 muaj një gropë të zezë, që është hapur para syve tanë për shumë vite me radhë edhe me bekimin e tij. Është njësoj si të lësh minjtë të ushqehen me bollëk e të shëndoshen për një kohë të gjatë, e pastaj t’u lëshosh për t’i kapur mace të pangrëna dhe kockë e lëkurë, të cilat edhe në trup janë sa gjysma e tyre.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë