E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 00:25 Në vijim ora 00:25: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Patozi për Metën: LSI-së po i thahet këneta, i ka votat me klering

Sipas Astrit Patozit, presidenti Ilir Meta po përpiqet të bëjë maksimumin që LSI të mos dëmtohet shumë në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke e konsideruar Metën një politikan të stërvitur, kreu i BD-së tha këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis” se Presidenti po e ndien që kundërshtari po e godet në mënyrën që t’i heqë mbështetjen.

Reklamë

 

“Ilir Meta ndjen që këneta e LSI-së ka ardhur duke u tharë. Ai ka indikacionet e veta por ndoshta edhe instiktin e tij prej politikani të vjetër, të stërvitur. Ndjen që edhe kundërshtari po e godet në mënyrë që t’i heqë mbështetjen. Është një lloj reagimi për t’i dhënë zemër të vetve dhe për të bërë maksimumin që dëmtimi i LSI-së në këto zgjedhje të jetë sa më i vogël. Ky është reagimi i Ilir Metës. Sigurisht që Edi Rama e ka më të lehtë që të futet në plantacionet apo në xhunglën e LSI-së, duke qënë ky njeriu që e kontrollon pushtetin dhe duke pasur parasysh edhe vesin e vjetër të LSI-së që e ka me klering mbështjetjen apo mosmbështetjen politike.”

 

Më shumë video

Reklamë