Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi paralajmëroi Partinë Demokratike se do të marrë kundërpërgjigje për çdo akuzë që hedh për partitë e reja politike.

 

Patozi mori shkas nga një shkrim i një gazete pranë PD që i quan Astrit Patozin, Myslim Murrizin, Jozefina Topallin dhe Rudina Hajdarin kukulla të Edi Ramës. Sipas tij, Lulzim Basha ka nisur betejën për të rrëzuar këto subjekte të reja.

 

“ME KRAHË TË LEHTA, LUL!

1-PS është prej kohësh në fushatë për të mundur prapë Lulin, Berishën dhe Monikën, se Iliri u duhet ende President. Thonë se janë në kërkim të mandatit të tretë dhe timonit të dytë.

2-Edhe LSI nuk mbetet pas. Si shtëpi me dy porta që janë, i kanë në sulm me të gjithë arsenalin e vet, si Ilirin, ashtu dhe Monikën. Qëllimi është një dhe i vetëm, të largojnë Edi Ramën nga kryeministër.

3-Ndërsa Luli me trimat e vet e kanë nisur fuqishëm betejën për të rrëzuar Patozin, Topallin, Murrizin etj.

Me krahë të lehta, mor çuna! Luftë doni, luftë do të ketë!  Secili e zgjedh me dëshirë dhe me aq mend sa ka objektivin e vet për 25 prillin.”

 

Një ditë më parë kryedemokrati Basha deklaroi se pas krijimit të forcave të reja politike qëndron kryeministri Edi Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *