E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Patozi: Nuk ka garë, por farsë

Ndërsa demokratet u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të partisë, Astrit Patozi ka reaguar ne rrjetin social Facebook. Kundërshtari i Lulzim Bashes, thotë se nuk pajtohet me farsën. Vetëm gara e drejtë e shpëton Partinë Demokratike, shprehet ai ne rrjetin social. Astrit Patzoi shpreh mirënjohjen për te gjithë demokratët e Tiranës, të cilët u bashkuan dje në sallën e Akademisë së Arteve. “Lëvizja jonë nuk ndalet. Ajo ka vetëm një qëllim: Bashkimin dhe ringritjen e shpejtë të Partisë Demokratike”, – perfundon Patozi.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë