Kryetari i partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të refuzuar kërkesën e kryetares së re të Bashkisë së Durrësit Valbona Sako për të marrë mandatin.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkrun se kryedemokrati Basha e nisi me gënjeshtrën që BINDJA mori pjesë në procesin e 30 qershorit për të legjitimuar fitoren e Edi Ramës, ndërsa tashmë ka ndërruar pllakën e gramafonit.

 

“NDAJE MENDJEN, O JURIST!

Eh, mor jurist, që nuk e tregon diplomën, megjithëse ta kanë bërë çështje prej shumë kohësh shkollimin tënd në Holandë! Qenke gëzuar për një vendim gjykate në Durrës, ndërkohë që po të kishe formimim elementar për atë, që pretendon se je arsimuar, duhet t’i njohësh të gjitha vendimet e institucioneve, jo vetëm ato që të pëlqejnë ty.

Ka një anekdotë me qershitë, për dikë që i ndante në të bëra pis ose jo. Dhe në fund i hëngri të gjitha, ngaqë i dukeshin të pastra edhe ato që kishin ngelur të fundit.

Sepse ka dhjetëra vendime të tjera gjykatash të cilat ti nuk i pranon, se nuk të interesojnë.

Por unë ta njoh hallin dhe nuk të vë shumë faj. Ti thjesht po shtyn ditët e tua, derisa të dalë një gjë tjetër e të harrohet fakti që i fale kundërshtarit 61 bashkitë pa betejë, kur u the njerëzve që zgjedhje vendore pa ty në Shqipëri nuk do të ketë.

E nise këtë punë me gënjeshtrën që BINDJA DEMOKRATIKE mori pjesë në procesin e 30 qershorit për të legjitimuar fitoren e Edi Ramës. Tani e paske ndërruar pllakën e gramafonit dhe po thua që ne ishim në këto zgjedhje për të deligjitimuar procesin.

Ka një shprehje të Shqipërisë së Mesme, që të shkon shumë në këtë rast: “O fol e mba, o dh.. e ha”. Kaq për sot…Sepse unë nuk kam ndërmend të komentoj një vendim gjykate, sado i çmendur apo i porositur nga ndonjë kamikaz i dëshpëruar si ty që të më duket.”

One thought on “Patozi ironizon Bashën: Ndaje mendjen o jurist që nuk tregon shkollën

  1. E para,ti Z Patozi nuke duhet te humbesh kohe me nji laper sic eshte luli,ky eshte njeriu me i pa afte.Pamvarsisht se plaku i ka dhene te quajturen pd te tadhe bythen me kta antare,qe pjesa me e madhe jane komuniste e bije komunistash.luli seshte gje tjeter vecse nji hajdute i shumave te medha,jo pake pore 230.000.000 milon euro,te rruges Kombit.Per kto para nuke do te jete e larget dita ai do te pergjigjet.Pa te keqen e asje qe lul pushti beri me edvin narkomanin,marveshjen e piste ne kembim te 15 milion eurove qe i dha edvini lul pushtit,per padhatin qe i prishi ne vlore.luli personalishte ty Z Patozi te merre te keqen,ti je i paster si kristali,a luli eshte i mbytur ne pisllik e ne krime.luli ne kembim te pa aftesise e te poshtersise shkatrroje pd e plakut,qe se shpejti kjo parti do te shkrihet si bora nga shiu,qe do ti harrohet edhe emri.A BD do te triumfoje,kjo parti kerkon alternative te reja,garanton progres ne demokracine rreale e ne zhvidhimin e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *